Shpërthim tritoli në një biznes në Lezhë

Një shpërthim tritoli ka tronditur mesnatën e mbrëmshme zonën në rrugën Lezhë – Milot. Një sasi lënde plasësë ka shpërthyer në mobilerinë me pronar Defrim Ajazin.

Njoftimi i plotë i policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e  dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.