Kroos i jep fund spekullimeve për bisedën me Ronaldon

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos zbulon atë që i ka thënë Cristiano Ronaldos pas ndeshjes së Gjermanisë ndaj Portugalisë, ndërsa një postim në Twitter nga Los Blancos ka nxitur spekulimet rreth rikthimit të CR7.

Kontrata e portugezit me Juventusin skadon në qershor të vitit 2022, por e ardhmja e ylli 36-vjeçar në Torino është në dyshim pasi ai do të vendosë fatin e tij vetëm pas Kampionatit Evropian.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar tre gola në dy paraqitje në Euro 2020. I fundit erdhi në humbjen e Portugalisë 4-2 ndaj Gjermanisë të shtunën e kaluar. Në fund të lojës, Ronaldo kaloi ca kohë duke biseduar me ish-shokun e tij te skuadra e Real Madridit, Toni Kroos, duke tërhequr vëmendjen e shumë mediave.

Ishte vetë mesfushori i Real Madridit që zbuloi se për çfarë kishte biseduar me ish-shokun e tij të skuadrës.

“Kam luajtur me Ronaldon për katër sezone. Dhe nuk po e ekzagjeroj kur them se pata sukseset më të mëdha me të dhe falë tij”, ka thënë 31-vjeçari për Einfach mal Luppen, podcastin që ndan me vëllain e tij Felix.

“Ne ishim fqinjë në dhomën e zhveshjes gjatë gjithë asaj periudhe dhe unë isha i lumtur që e pashë atë. Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, Reali nuk ka luajtur kundër Juventusit”.