Bardhi publikon dokumentin: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave për llogari të regjimit Rama-Doshi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas lajmit të publikuar për arrestimin enjë punonjësi të Bashkisë së Tiranës që drejtonte trafikun e drogës në Gjermani dhe Zvicër. Bardhi shkruan në reagimin e tij se, Ndriçim Harka, punonjës i Bashkisë së Tiranës në sektorin e zjarrfikësve është edhe një nga patronazhistët e PS-së.

Ai shkruan se, patronazhisti i PS bënte trafik droge për blerjen e votave për llogari të regjimit Rama-Doshi.

Reagimi i plotë i Bardhit

Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së 👇.

Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

1 36