Drejtoresha e Bashkisë së Tiranës dhunohet nga zyrtari i Veliajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku policia raporton se është dhunuar drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit, Erinda Fino.

40 vjeçarja, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit është dhunuar nga një person, me iniciale M.P. Sipas burimeve, autori është punonjës në varësi të Finos, dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti që ata kanë pasur së bashku.

Mësohet se agresori tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet pse drejtoresha e Bashkisë Tiranë është qëlluar nga ky person.

Policia e Tiranës bën me dije në një njoftim zyrtar për mediat se E.F, 40 vjeçe, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, është goditur për shkak të detyrës nga një person.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.