Zidane tërbohet me gazetarin: Unë ju njoh juve dhe ju më njihni mua, puna juaj është e turpshme

Zinedine Zidane i është përgjigjur me mllef pyetjes së një gazetari për mënyrën sesi ai u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit pas përfundimit të sezonit të fundit.

I bezdisur nga pyetja e gazetarit Sergio Quirante nga gazeta Gol, Zidane shkoi aq larg saqë e quajti të turpshme punën e gazetarit.

“Si jeni, trajner? Si po shkon gjithçka? A u largove nga Real Madridi në mënyrë të keqe, në bazë të letrës (që shkrove)?”, e pyeti Zidanin Quirante.

Zidane iu përgjigj: “Prapë po ma bëni pyetjen e njëjtë budallaqe si më parë?”

“Jo, thjesht pyeta shkaku i letrës”, ia ktheu Quirante.

“Po, për këtë arsye. A do të ma bësh të njëjtën pyetje? Puna juaj është e turpshme”, iu përgjigj Zidane.

“Nuk do t’ju bëj më pyetje. Unë thjesht doja…”, shtoi gazetari.

Francezi e ndërpreu dhe i tha: “Unë ju njoh juve dhe ju më njihni mua. Por ju… eja këtu. Mos xhironi. Eja këtu, eja këtu fol me mua”.

Quirante i kërkoi kameramanit të vet të mos xhirojë më: “Richi, mos xhironi më”.