Ballina Sport Video/ Ronaldo hoqi shishet e Coca-Cola-s nga tavolina, kompania humb 4 miliardë...

Video/ Ronaldo hoqi shishet e Coca-Cola-s nga tavolina, kompania humb 4 miliardë euro

Vlera e Coca Cola ra për rreth katër miliardë dollarë, pasi Cristiano Ronaldo largoi dy shishe në konferencën e tij për shtyp të hënën.

Ylli i Portugalisë dihet që është një person që mundohet të jetojë shëndetshëm dhe nuk është adhurues i pijeve me gaz siç është Coca Cola.

Me të mbërritur në konferencë për media përpara ndeshjes së Portugalisë në hapjen e Euro 2020 kundër Hungarisë , sulmuesi u ul dhe më pas shtyu dy shishe të Coca Colas në njërën anë. Ai pastaj ngriti një shishe ujë.

Mesazhi ishte i qartë dhe u bë viral në mediat sociale, teksa ai ka pasur një ndikim edhe në botën financiare.

Aksionet e Coca Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e ndërmarrjes ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë.

Exit mobile version