Ballina Sport Portugalia fiton ndaj Hungarisë, Ronaldo thyen dy rekorde

Portugalia fiton ndaj Hungarisë, Ronaldo thyen dy rekorde

Sonte ishte pa dyshim nata e Cristiano Ronaldos. Portugalia e nisi kampanjën në Euro 2020 me fitore 0:3 ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke thyer edhe dy rekorde në Kampionatet Evropiane.

Fillimisht me paraqitjen e tij në këtë takim, Ronaldo theu rekordin duke u bërë futbollisti i parë që paraqitet në 5 Kampionate Evropiane.

Më pas me këta dy gola, Ronaldo e theu rekordin e Platinisë që kishte nëntë gola të shënuar në Kampionatet Evropiane.

Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianeve me 11 gola, duke e kaluar Michel Platininë, i cili ka 9.

Exit mobile version