Kushtetuesja do të shqyrtojë vendimin e këshilltarëve bashkiakë që votuan pro shembjes së Teatrit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në mbledhje e sotme zgjerimin e objektit të hetimit për çështjen e Teatrit, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e bërë nga përfaqësuesit e presidentit Meta, dhe ata të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Pjesë e hetimit tashmë do të jetë edhe vendimi i këshillit bashkiak të Tiranës, mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa nuk dihet nëse kjo do të përkthehet më pas dhe në hetim për individë të caktuar që dhanë votën pro shembjes.

Kushtetuesja do të ketë sërish mbledhje gjatë ditës së nesërme, mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.

Kërkesa tjetër e bërë nga presidenca, për të cilën pritet që të jepet vendim gjatë ditës së nesërme, është pezullimi i të gjitha veprimeve mbi truallin e Teatrit Kombëtar, derisa të jepet një vendim final për çështjen e shembjes.