Protesta e maturantëve trondit regjimin, Rama nxjerr në skenë ministren

Maturantët janë në ditën e tretë të protestës së tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa Rama ka nxjerrë ministren Kushi për të shuar protestën.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi në lidhje me protestat e maturantëve për testin e matematikës.

MASR deklaroi se ka ngritur “grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë”.

Ministrja Kushi në përfundim të kësaj analize shprehet se:

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.