Ballina Kryesore Një sqarim Presidentit Nishani

Një sqarim Presidentit Nishani

Në një intervistë për Euronews Albania ish-Presidenti Nishani renditi një sërë argumentash që sipas tij, gara në PD nuk ishte e barabartë. Një prej këtyre argumentave ishte se RD nuk ka përcjellë asnjë mesazh të sfidantëve të Bashës”. Duke respektuar mendimin e zotit Nishani është detyrim ndaj lexuesve sqarimi rreth kësaj deklarate.

RD ka qenë e hapur për të gjithë kandidatët. Ka publikuar lajme rreth tyre në mënyrë të vazhdueshme, gjë që provohet edhe në disa nga linqet e mëposhtme të kandidatit të grupit për PD. I kemi kërkuar madje njërit nga kandidatët që të shpërndanin dhe sillnin lajme rreth takimeve të tyre që ti publikonim në gazetë, megjithatë nuk ka mbërritur asnjë i tillë.

Gara brenda PD është dhe mbetet një vlerë e demokracisë në një shoqëri që ka rënë nën kthetrat e një regjimi mafioz dhe kemi bërë gjithçka brenda mundësive për ta inkurajuar atë. Në ansjë rast nuk kemi mbajtur një qëndrim negativ apo tendencioz ndaj një kandidati të caktuar.

Nëse zoti Basha ka qenë më shumë prezent në RD, kjo nuk ka ndodhur vetëm në RD, por në të gjitha mediat. Arsyeja nuk ka qenë preferenciale, por se stafi i tij ka qenë shumë më aktiv në këtë fushatë te brendshme me lajme, foto dhe kronika se sa kandidatët e tjerë..

Për të ilustruar më mirë qëndrimin që RD ka mbajtur ndaj kritikave të Bashës do ta ilustroja me një shembull. “RD” ka publikuar të plotë fjalën e zotit Nishani si Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD në mbledhjen e këtij forumi pa asnjë censurë apo ndërhyrje, ndonëse kritikat ishin mjaft të forta ndaj Kryetarit në detyrë, Basha.

Dhe këtë publikim nuk e kishim as për detyrë dhe as na është kërkuar nga zoti Nishani. Mund ta bënim edhe lajm të përciptë për të fshirë disa nga kritikat e forta, por zgjodhëm të jemi në anën e atyre që besojnë tek liria e fjalës të çdo anëtari të PD dhe se debatet dhe kritikat parimore e bëjnë akoma më të shëndetshme Partinë Demokratike.

Dhe për të qenë akoma më të vërtetë, nuk kemi pasur ansjë telefonatë për ta hequr këtë fjalë nga publikimi i saj dhe asnjë reagim negativ përse ajo është publikuar.

Kushdo nga kandidatët mund të bëjë analizën e votave, por askush nuk mund të bëjë pis RD me të pavërteta për rezultatin që kanë arritur.

RD, Bledi KASMI

Nishani: Pa fituar besimin tek vetvetja nuk do mundemi të fitojmë besimin tek shumica dërrmuese e shqiptarëve

Harxhi kërkon të përballet me Bashën në debat

Harxhi: Kurrë nuk do të largohem nga PD

Exit mobile version