I vihet zjarri pyllit me pisha në Krujë

Kurora me pisha në zonën e Krastës së Krujës është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Terreni i vështirë malor e bënë të pamundur ndërhyrjen me autobotet e zjarrfikësve. Ndërkohë era e fortë që fryn në zonë po i përhape flakët me shpejtësi.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të rënë, por dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Policia bëri të ditur se, po punohet për neutralizimin e flakëve.