I dhuroi Shqipërisë 20 mijë doza, Greqia pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Komiteti i Vaksinimit në Greqi ka rekomanduar pezullimin e vaksinimit me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç. Sidoqoftë, informacioni që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruan media greke, Protothema.

Kjo vaksinë deri më tani u është bërë njerëzve deri në 30 vjeç, ndërkohë që pritet deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë se çfarë do të ndodhë me ata që kanë marrë njërën dozë.

Ky lajm vjen pikërisht në ditën kur Greqia solli në Shqipëri 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Shumë vende e kanë pezulluar përdorimin e saj pasi shkakton mpiksje gjaku