Covid-19/ Italia mbyll kufirin me Shqipërinë

Italia mbyll kufirin me Shqipërinë deri më 30 korrik.Edhe pse situata e koronavirusit në Shqipëri, sipas njoftimeve zyrtare, është normalizuar me rënien e numrit të rasteve të reja dhe viktimave, kufizimet e udhëtimeve drejt Italisë do të mbeten akoma në fuqi.

Vendi fqinj ka vendosur shtyrjen e kufizimeve deri më 30 korrik, duke bërë që qytetarët të humbasin një pjesë të mirë të sezonit turistik veror, pa pasur mundësi udhëtimi drejt këtij destinacioni.

Sipas një njoftimit të publikuar nga Ambasada italiane në Tiranë, drejt vendit fqinj kanë të drejtë të udhëtojnë shtetasit italianë dhe të vendeve të Bashkimit Evropian, familjarët e tyre si dhe ato persona që kanë leje qëndrimi.

Përveç këtyre kategorive, mund të lëvizin lirisht qytetarët për raste emergjence shëndetësore, studime apo biznesi. Udhëtarët do të jenë të detyruar që të paraqesin testin negativ të Covid-19, të realizuar brenda 72-orëve të fundit.

Pas mbërritjes në Itali, ata do të duhen ë izolohen 10 ditë si masë parandaluese për hapjen e Covid-19. Udhëtarët do të duhen të plotësojnë dhe formularin e lokalizimit përmes së cilës autoritetet shëndetësore, italiane do të jenë të informuar për itinerarin dhe qëndrimin e tyre në raste emergjence.