Basha rikonfirmohet në krye të PD, do të udhëheqë betejën kundër regjimit

Basha është rikonfirmuar si Kryetar i PD duke marrë votën e shumicës së demokratëve në zgjedhet e së dielës. Basha rezulton fitues me afro 81% të votave.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana deklaroi se pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelin 54.7% ose 41 mijë e 674 vota të vlefshme.
Basha ka grumbulluar 32 mijë e 882 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota, Edith Harxhi me 991 vota dhe Fatbardh Kadilli me 763 vota.

Basha ka fituar thuajse në çdo qendër votimit të numëruar. Demokratët i kanë besuar Bashës udhëheqjen në betejën e të gjithë shoqërisë ndaj regjimit. Pas zgjedhjeve në PD, sfidat e opozitës dhe Kryetarit të PD, Basha të rikonfirmuar me votë masive janë ato të përballjes me një regjim mafioz përmes bashkimit të të gjithë shoqërisë.