Ruçi tërhiqet nga të gjitha funksionet e PS: Do të lë edhe mandatin e deputetit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se do të tërhiqet nga të gjitha funksionet në PS. Ai tha se, do t’i japë funf maratonës politike prej 3 dekadash.

‘’Dua të bëj një komunikim me ju. Kur unë nisa, rrugëtimin tim të kësaj maratone të gjatë prej 3 dekadash politike, 30-vjeçarët që janë në këtë Kongres s’kishin lindur akoma. Kur nisa këtë rrugëtim 5-vjeçarët e 91-shit sot janë 35 vjeç. Kur unë nisa këtë rrugëtim, 10-vjeçarët janë 40 vjeç dhe janë me shumicë këtu. Kur unë nisa udhëtimin tim adoleshentët 15-vjeçarë janë 45 dhe janë bërthama e PS.

Natyrshëm gjatë këtij mandate që po përfundojmë me mu aka bashkëjetuar një pyetje, unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës poltiike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, se ska më mirë se sa 30-vjetori i PS.