Qeveria alarmohet nga protesta e maturantëve, Rama nxjerr ministren për të qetësuar situatën

Qeveria është alarmuar nga protesta e madhe e maturantëve përpara ministrisë së Arsimit dhe në të gjithë qytetet kryesore të vendit.

Maturantët pretendojnë se në kushtet e një viti pandemie, testi i matematikës në mënyrë “të ligë” është formuluar jashtë programit që ata kanë marrë online dhe enkas është formuluar në mënyrën më të vështirë. Gjithashtu pretendojnë, se ushtrimet e dhëna ishin të pakuptueshme.

Protestuesit kanë hedhur parrulla edhe kundër qeverisë duke shkruar nëpër pankarta: “na keni vjedhur rininë” dhe se “ardhmja jonë vlen më shumë se pagat tuaja”.

Rama ka nxjerrë ministren e Arsimit për të qetësuar situatën, por maturantët kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protestë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë protestuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikë

Pasi i quan “të dashur”, Kushi tha se, të rishikohet provimi i matematikës.

1 29

2 23