Rekordet historike që synon Cristiano Ronaldo në “Euro 2020”

Ronaldo synon ta kalojë Platinin si golashënuesin më të mirë në histori të Kampionatit Evropian

Sulmuesi i Portugalisë synon të thyejë disa rekorde. Me të zbritur në fushë në ndeshjen e parë në Euro 2020, 36-vjeçari do të bëhet futbollisti që ka luajtur në më së shumti Kampionate Evropiane, pesë herë gjithsej; “Euro2004”, “Euro2008”, “Euro2012”, “Euro2016” dhe tani “Euro2020”.

36-vjeçari objektivin kryesor ka një tjetër gjë, të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Evropian.

Ai tashmë është në histori, pasi në Evropianin e vitit 2016 e barazoi Michel Platinin me 9 gola, por synon të pushtojë i vetëm vendin e parë.

CR7 do të ketë shansin ta bëjë këtë me 15 qershor, në ndeshjen e parë në Euro 2020 kundër Hungarisë, derisa më pas do të ketë punë me Gjermaninë dhe në ndeshjen e fundit në grup me Francën.