Meta nxjerr foton para mediave: Ishte Rama ai që më përfshiu në fushatë

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat. Që në nisje të saj, presidenti është shprehur se, ai nuk kishte asnjë dëshirë që të përfshihej në fushatë, por ishte Rama që e përfshiu atë.

“Meqenëse ka pasur kërkesa të vazhdueshme nga ana juaj (gazetarët) lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqjeje që ka qenë e qartë për të hequr mendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe spostuar vëmendjen tek fajtorë që nuk ekzistojnë.

Ata e kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin e planifikuar me ministren e Jashtëm të Austrisë apo me presidentin e Sllovenisë për t’iu nënshtruar tekave të 12-ës!”, tha Presidenti Meta.

“Atëherë fillojmë kush e përfshiu Presidentin në fushatë”, ishte pyetja e presidentit Meta.

Shfaqet në video Edi Rama në prezantimin e kandidatëve të vet në zgjedhjet, në foto Etilda Gjonaj përballë Ilir Metës.

Më pas Meta ka kaluar tek billbordet që janë vendosur në të gjithë Shqipërinë, kur është shfaqur edhe Presidenti Ilir Meta.

“Të jeni të sigurtë se këto nuk i ka vendosur Presidenti as opozita, se pushtetin vendor në vend e kontrollon vetëm një parti. Këto billbode kushtojnë shumë. Nuk po ju lodh kokën as juve dhe as shqiptarëve, se këtu kanë qenë dhe e dinë ç’kanë ndodhur, po është një gjë tepër e qartë që të gjitha shqetësimet e Presidenti u verifikuan.

Do të ishte mirë kishim pasur zgjedhje model, por të gjithë e dinë se Presidenti ka bërë çdo përpjekje për të ndalur degradimin e zgjedhjeve dhe është për të ardhur keq që numri i denoncimeve zgjedhore para zgjedhje është shumë më i lartë se në 2017 dhe kjo ka ndodhur për shkak të mos’hetimit të dosjeve të Dibrës dhe të Shijakut”, deklaroi gjatë konferencës presidenti Ilir Meta.

auto 199

Meta tha se po pret me qetësi përfundimin e procesin të animimeve të zgjedhjeve dhe shtoi se do të bashkëpunojë me parlamentin e ri dhe opozitën e re në kuadër të integrimin evropian dhe zbatimit të ligjit.

“Lidhur me shfaqen më të fundit të parlamentit monist, jemi përpjekur të qëndrojmë larg asaj se ka qenë e qartë për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore e zbardhja e tyre dhe për të zbutur vëmendjen për fajtorët që mund të ekzistojnë”, deklaroi Meta.

Ai shtoi ka kërkuar të ballafaqohet me komisionin e posaçëm të ngritur për shqyrtimin e pretendimeve të shkeljes së Kushtetutës nga ana e tij, por që sipas Metës, nuk është pranuar nga komisioni.

“Edhe pse parlamenti ka qenë i shkarkuar, kam shprehur gatishmërinë të takoj iniciatorët e kësaj shfaqjeje brenda afatit ligjor që ishte 10 Maji dhe lajmërova shumë ditë para, që ata e rrëzuan se kishin me diktat që presidenti duhet linte takimet (me drejtues në vende partnere) për t’iu nënshtruar tekave të parlamentit të 120-çëve”, shtoi ai.