Logu reagon ndaj vendimit të Kolegjit: Këta gjyqtarë janë të vendosur për të mos bërë drejtësi për zgjedhjet e 25 Prillit

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës duke mos pranuar paraqitjen e provave shtesë gjatë hetimeve.

Për këtë vendim të marrë nga Kolegji Zgjedhor ka reaguar përfaqësuesi juridik i Partisë Deomkratike, Marash Logu. Ai e ka konsideruar këtë si një provë se, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor nuk duan të bëjnë drejtësi për të hetuar shkeljet e bëra gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

“Këta gjyqtarë janë të vendosur për të mos bërë drejtësi për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky nuk është një lajm i keq vetëm për PD por edhe për të gjithë shqiptarët që presin drejtësi për shkeljet e bëra gjatë 25 prillit”, tha Logu.