Berisha: Nuk tërhiqem para shpifjes, Blinken u keqinformua nga Rama, biseda me Beker

Ish-kryeministri Berisha deklaron se nuk ka ndër mend që të bëjë asnjë hap prapa dhe të tërhiqet nga politika për shkak të shpfijeve. “Në rast se do të kishte një fakt unë do të merrja vendimet e mia. Kam shkuar në Gjykatë dhe pres të dalin dokumenta. Kam besim të plotë tek gjykata.

Ai tha se pavarësisht vendimit të DASH ndaj tij, kjo gjë nuk do i ndalojë absolutisht marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë. Ndaj edhe në këtë aspekt shqiptarët nuk i detyrohen asnjë kombi tjetër sa i detyrohen kombit amerikan.Jam krenar që u bëra interes i këtij vokacionit i popullit shqiptar.

Kur ka ardh në vizitën e tij, unë isha kryetar i opozitës, Jim Baker thotë kam ardhur me ftesë të z. Berisha. Në atë takim më pyeti; Sali a ka rënë komunizmi? Dhe unë i thashë; Komunizmi ka rënë, por mbetjet e tij janë toksikë. Absolutisht pa i heq asnjë gërmë.

Edhe sot që jam shpallur, do punoj më gjithë mundësitë e mia që ato marrëdhënie të konsolidhohen gjithmonë e më shumë. Këtë që ndodhi, unë kam bërë veprimet e mia.