Ballina Politikë Basha: Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë...

Basha: Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi!

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha pas takimit me strukturat e njësisë nr. 7 në Tiranë ka theksuar se, në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi.

“Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria”, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Bashës

Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët.

Exit mobile version