UEFA merr vendimin e papritur ndaj Juventus, Real Madrid dhe Barcelonës

Me një deklaratë zyrtare, Komisioni i Ankesave i UEFA-s ka vendosur të pezullojë të gjitha llojet e procedurave disiplinore kundër Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës për shkelje të mundshme të statutit të UEFA-s në lidhje me lindjen e Superligës.

Prandaj, klubet nuk do t’i nënshtrohen asnjë procedure disiplinore deri në një njoftim tjetër.

Praktikisht, një ngrirje e hetimeve dhe procedurave penale, gjë që çon në atë që u tha dikur se UEFA do të luftonte kështu ligjërisht me tre klube dhe do të nxitonte praktikat për të hapur një front të ri lufte dhe për të përmbysur një sistem.

Jo më kot Gjykata e Madridit ishte gati që të dilte përkrah këtyre klubeve.