Gjykata shpall të paligjshme opozitën në Rusi

Moskë – Një gjykatë e Moskës të mërkurën në mbrëmje i shpalli të jashtëligjshme organizatat e themeluara nga lideri rus i opozitës Alexei Navalny duke i emërtuar ato ekstremiste. Kjo është lëvizja e fundit në një fushatë nga autoritetet për të heshtur disidencën dhe për t’ua ndaluar kritikëve të Kremlinit që të kandidojnë për në parlament në muajin shtator.

Vendimi i Gjykatës së Qytetit të Moskës, me fuqi të menjëhershme, ua ndalon njerëzve të lidhur me Fondacionin Navalny për Luftimin e Korrupsionit dhe rrjetin e tij të gjerë të zyrave rajonale në të gjithë Rusinë që të kandidojnë për poste publike. Shumë prej aleatëve të Navalny-it kishin shpresuar të konkuronin për vendet parlamentare në zgjedhjet e 19 shtatorit.

Emërtimi për ekstremizëm gjithashtu mbart dënime të gjata me burg për aktivistët që kanë punuar me organizatat, si dhe donatorët e tyre, madje edhe për ata që thjesht shpërndanë materialet e këtyre grupeve.

Alexei Navalny, armiku politik më i zjarrtë i Presidentit Vladimir Putin, u arrestua në janar kur u kthye nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor për të cilin ai fajëson Kremlinin – një akuzë që zyrtarët rusë e hedhin poshtë. Në shkurt, zotit Navalny iu dha një dënim me burg 2 vite e gjysëm për shkeljen e kushteve të një dënimi me kusht nga një dënim për përvetësim në vitin 2014 që ai e konsideron të motivuar politikisht.

Çështja është vetëm një pjesë e një strategjie shumë-planëshe të qeverisë për ta kufizuar opozitën përpara zgjedhjeve, ndër të tjera nëpërmjet ndalimit të organizatave dhe arrestimeve të aktivistëve.

Zoti Navalni, armiku më i fortë politik i Presidentit Vladimir Putin, u arrestua në janar pas kthimit nga Gjermania, ku qëndroi pesë muaj për trajtim mjekësor pas helmimit me agjent nervor. Zoti Navalni ka fajësuar për incidentin Kremlinin, akuza që zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë. Në shkurt zoti Navalni u dënua me 2 vjet e gjysmë burg për shkeljen e kushteve të një dënimi pararendës të vitit 2014, nën akuzat për përvetësim, të cilin udhëheqësi i opozitës e ka cilësuar me prapavijë politike.

Prej muajit prill zyrat e fondacionit të zotit Navalni në dhjetëra rajone të vendit janë mbyllur pasi prokurorët lëshuan një urdhër për të pezulluar aktivitetet e tyre në pritje të vendimit të gjykatës. Por bashkëpunëtorët e udhëheqësit të opozitës janë zotuar të vazhdojnë punën nën një tjetër qasje.

Fondacioni i tij e ka nisur veprimtarinë 10 vjet më parë dhe ka patur në epiqendër zyrtarë të lartë të qeverisë duke detajuar me pamje filmike akte korrupsioni të kryera prej tyre. Pamjet më të fundit filmike të ofruara nga fondacioni, që u panë 117 milionë herë në YouTube, paraqisnin një pallat luksoz në brigjet e Detit të Zi, ndërtuar për Presidentin Putin përmes një skeme të mirëmenduar korrupsioni. Kremlini ka mohuar që zoti Putin të ketë lidhje me këtë pallat.