Ballina Aktualitet Heqja e aboneve të përgjithshme në Tiranë, qytetarët e revoltuar thirrje për...

Heqja e aboneve të përgjithshme në Tiranë, qytetarët e revoltuar thirrje për protestë

Heqja e aboneve të përgjithshme për transportin publik në Tiranë ka sjellë mjaft revoltë në opinionin publik. Kjo për shkak se kjo është një tjetër taksë e rëndë mbi shpinën e tyre.

Për këtë arsye, sot në orën 18:00 është paralajmëruar një protestë për refuzimin e biletës pranë Bashkisë së Tiranës. Qytetarët pritet të kërkojnë rikthimin e aboneve.

Ndërkohë gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me justifikimin e dhënë nga Bashkia e Tiranës për heqjen e aboneve.

“Justifikimi i Bashkisë së Tiranës për heqjen e aboneve është një kryevepër botërore që vetëm Lali mund ta bëjë.

“I hoqëm abonetë se kishim ankesa nga qytetarët”, thotë Bashkia.

Dmth qytetarët u ankuan se abonetë ishin lirë dhe donin që të paguanin më shumë për urbanët”, shkruan ai.

Exit mobile version