Ballina Aktualitet Reagimi i fortë: Veliaj e hoqi abonenë e përgjithshme në Tiranë për...

Reagimi i fortë: Veliaj e hoqi abonenë e përgjithshme në Tiranë për të favorizuar klientët e tij

Këshilli Bashkiak Tiranë vendosi sot heqjen e abonesë së përgjithshme të transportit qytetës për 3 muaj.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi shkruan në një reagim në Facebook se, ky vendim është një akt i radhës kundër interesit publik, për të favorizuar klientët e Erionit.

Postimi i Belind Këlliçit

Këshilli Bashkiak Tiranë vendosi sot heqjen e abonesë së përgjithshme të transportit qytetës për 3 muaj.

Një akt i radhës kundër interesit publik, për të favorizuar klientët e Erionit.

Them klientët sepse Erion Veliaj i tillë është, me goxha klientelë.

Vendimi është marrë me kohë, por zgjedhjet e 25 prillit “e penguan” kryepatronazhistin e bashkisë.

Akti i sotëm është rezultat i zgjedhjeve.

Exit mobile version