Ballina Top 3 Qeveria e “lavdishme” e Ramës largon virusin, hiqen maskat, kufizimi pas orës...

Qeveria e “lavdishme” e Ramës largon virusin, hiqen maskat, kufizimi pas orës 23:00

Duke filluar nga 1 qershori, masat kufizuese kundër koronavirusit në Shqipëri do të lehtësohen.

Situata pandemike paraqitet e kontrolluar, dhe për këtë, Komiteti Teknik i Ekspertëve e sheh të arsyeshme të heqë përdorimin e maskave në ambientet publike.

Masat që lehtësohen:

Nga 1 Qershori:
Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik.
Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si dhe për ata që ende nuk kane bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
Ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 Qershor:

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancimit social në zbatim të protokolleve të IShP.

Nga 1 Korriku:
Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Lejohen kampionatet sportive me prani të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Exit mobile version