Ballina Aktualitet Kush është i riu që u plagos me armë në Tiranë

Kush është i riu që u plagos me armë në Tiranë

Një plagosja ka ndodhur gjatë orëve të mesditës në Tiranë, ku një i ri u qëllua me armë zjarri. Mësohet, 19 vjeçari është Reginaldo Kaçorri, me banim në Rrëshen. Deri më tani ajo që dihet është se paraprakisht dyshohet të ketë qenë një konflikt çasti.

Ndërsa përsa i përket 19-vjecarit nuk rezulton të ketë pasur precedentë, apo shoqëruar dhe skeduar për nga policia.
Policia bëri të ditur se ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.

Njoftimi i policisë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.

Dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Exit mobile version