Ballina Kulturë Çmendina e moralistëve

Çmendina e moralistëve

“Indinjata është feja jonë”, thotë Alexander Grau. “Është ideologjia e shoqërisë narciziste”.

Alexander Grau është impenjuar që t’i dorëzojë një testim të ri të përjavshmes gjermane Der Spiegel. “Perëndimorët kanë frikë. Frikë nga koronavirusi, nga pandemitë, nga ndryshimet klimaterike, nga kriminaliteti dhe nga terrorizmi. Si mizat që kërkojnë të çlirohen nga rrjeta e merimangës, luftojmë në burgun e pështirë të fobive tona. Dyshimi se modernizmi mund të dështojë për shkak të premtimit të tij për siguri i godet bërthamën ideologjike dhe e vë në diskutim”.

Duhej të krijohej “një parajsë pa frikë” nëpërmjet pasurisë, progresit, teknologjisë dhe shkencës. Por një qytetar gjerman në katër vuan nga një ankth patologjik. “I lidhur me rrip sihurimi dhe me me nja kaskë në kokë, qytetari i pasur është vaksinuar, survejuar në shëndet dhe pa tym, brenda airbagut që ka instaluar midis vetes dhe jetës, por dridhet nga frika”.

Rezultati i përpjekjeve tona për ta bërë jetën më të parashikueshme është shoqëria pas – heroike. “Heroizëm nënkupton të rrezikosh jetën për diçka më të madhe, por në shoqërinë tonë pas – heroike, vetë jeta jeta është vlera më e lartë”, shpjegon Alexander Grau për Foglio. “Dhe ky absolutizim i humanizmit na çon në jumanitarizëm dhe në hipermoralizëm. Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm. Është terreni pjellor për hipermoralizmin”.

Ky hipermoralizëm është në qendër të “Hypermoral”, librit të ri të Grau, i botuar nga Claudius Verlag. Nëntitulli: “Etja e re për indinjatë”. Në erën pas – ideologjike, feja e ka humbur vendin e saj dhe është zëvendësuar nga moraliteti, i bërë një ideologji e veçantë. Spiralja e indinjatës rrotullohet me shpejtësi. Moralizimi pengon çdo debat. Nuk ka kundërshti. Grau taton pulsin e kësaj kohe i kënaqur nga vetja. Është një kafshë e rrallë në kulturën gjermane Grau, ku të jesh konservator nënkupton që të jesh “dyshues” ndaj kauzës së një historie të errët.

“Kur isha në universitet kishte ende studiues shkencash humaniste të markës konservatore: Ernst Nolte, Odo Marquard, Hermann Lübbe që është 95 vjeç, Peter Furth. Sot Peter Sloterdijk nganjëherë flirton me pozicione konservatore. Ka autorë si Rüdiger Safranski dhe, natyrisht, Botho Strauß. Pastaj janë edhe të “paprekshmit”, me të cilët nuk flitet në rast se nuk je politikisht korrekt, si revista “Tumult” e Frank Böckelmann, një 68-sh i vjetër që ka ndërruar ekip. Së fundi, janë edhe autorët që i përkisnin mainstream, por se në vitet e fundit janë bërë “dyshues”, si Uwe Tellkamp dhe Monika Maron”.

Pastaj është edhe ky filozofi dhe editorialisti që për revistën “Cicero” mirëmban rubrikën “Grauzone”. “Tek “Gaia shkencë”, Nietzsche pohon se Zoti ka vdekur dhe se e kemi vrarë”, vazhdon Grau për Foglio. “Dhe pastaj pyet: “Si të ngushëllohemi? Dimensioni i aktit nuk është si shumë i madh për ne?”. Ndoshta Nietzsche ka të drejtë. Ndoshta ky veprim ishte shumë i madh për ne. Pjesa më e madhe e njerëzve ka nevojë pë domethënie dhe për një ideologji që i tregon diçka më të madhe: një fe, arti, kultura, kombi, të drejtat e njeriut, natyra, çdo gjë. Nën nofullat e hekurta e progresit teknik krishterimi, por edhe fetë zëvendësuese e shekullit të XIX – komb, art, kulturë – janë bërë pluhur. Dhe kapet pas moralitetit si feja e fundit”.

Jemi në hipermoralitet të plotë. “Pavarësisht nga fakti se bëhet fjalë për emigracion, klimë, ekonomi dhe arësim, çdo argument përkthehet me menjëherë në një zhargon moraliteti të gjallë. Është e mirë çka është sociale, e mbështetshme, dashnore e paqes dhe e drejtë. Ideali është shoqëria me ngjyra, multikulturore, eko – social – pacifiste. Kushdo që i vë në dyshim këto ideale konsiderohet i dyshimtë ose, më keq akoma, i dënuar”.

Krijohet një hendek i mnushur nga vetë moraliteti. Moraliteti është vetë ideologjia dhe plotëson nevojat narciziste. “Në moralitet, duke folur për të drejta njeriu dhe dinjitet njerëzor, njeriu adhuron vetëveten. Është një vetëliturgji, një ritual vetëdeifikimi dhe ky kult i vetëvetes futet në një shoqëri ku emancipimi është vlera më e lartë. Moraliteti është feja e një shoqërie narciziste. Funksioni i masmediave nuk qëndron vetëm tek informacioni, por tek argëtimi dhe në gjithçka që është fyese. Mediat kanë ushqyer tendencën ndaj moralizimit dhe ndaj konfrontimeve sempliciste të “mirë”e të “këqinj””.

Ka një sëmundje prapa empatisë tonë morale. “Shoqëritë perëndimore, sidomos elitat, krijojnë përshtypjen se vlerat dhe mënyrat e jetesës së tyre janë qëllimi i vërtetë i historisë. Moraliteti mundëson një perspektivë historike shpëtimi. Është një progres moral i përhershëm, telosi i së cilës janë shoqëritë pasmoderne, me ngjyra, të hapura dhe egalitare të stilit perëndimor. Konsiderohet se edhe të gjithë kulturar e tjera në Azi e në Afrikë herët a vonë do të transformohen në shoqëri të tilla. Dhe bota do të jetë një New York i madh dhe do të ketë “nëpunës të diversitetit” në Kabul e në Teheran. Kjo bindje rrallëherë është shprehur qartë, por është ideologjia guidë. Prapa kësaj – është kjo sëmundja për të cilën flet – ndodhet universalizmi, suksesi i të cilit varet nga triumfi i një shoqërie të pasur dhe hedoniste”.

Megjithatë, është e dyshimtë se ky model do të mbizotërojë kudo. “Ka më shumë të ngjarë që të shfqet një feudalizëm i ri global. Sipër, një aristokraci e kamur internacionaliste dhe kozmopolite, kurse poshtë popullsi që luftojnë për identitetin e tyre kulturor. David Goodhart ka krijuar termat “anywheres” dhe “somewheres”. Mendoj se ky përshkrim nuk është i gabuar”.

Modernizmi perëndimor dështon për shkak të kontradiktave të veta. “Natrysith që ka ardhur momenti ku nuk mund të adresohen jashtë apo të fshihen këto kontradikta. Në fillim të mijëvjeçarit, shoqëritë perëndimore kishin arritur të krijonin përshtypjen se emigracioni dhe identiteti, ekologjia dhe ekonomia, tradita dhe progresi mund të pajtohen. Prej 20 vitesh është demonstruar se ky është iluzion. Kostot ekologjike e ndjekjes të stilit tonë të jetesës janë etsernalizuar. Pasi sistemi ekonomi perëndimor varet edhe nga koncepti i zhvillimit teknik të vazhdueshëm, shkatërron edhe mbetjet e fundit të kulturës tradicionale dhe të stilit tradicional të jetesës. Bota duhet të bëhet më globale, më fleksibël, më dinamike. Rezistenca nuk do të tolerohet. Është “reaksionare”. Dhe kështu krijohet homogjeniteti, autoritarizmi, jotoleranca. Festohet e ndryshmja, fleksiblja, pluralja. Gjithçka duhet të jetë supereksituese, superinteresante dhe super e mirë. Kush nuk e ndaj këtë pohim diversitetesh marxhinalizohet si jotolerant. Lind një paradoks i diversitetit: kut të gjitha duan diversitetin, por rezultati është monotonia. Liberalizmi rrezikon të dështojë vetë, jo pse islamistët, si në romanin “Soumission” e Michel Houllebecq, do të marrin pushtetin nesër.

Ka një kënaqësi të re tek indinjata. “Vepra më e lashtë e letërsisë perëndimore fillon kështu: “Këndomë, o divë, për Akil Pelidin zemërakun…”. Në shoqëritë borgjeze të shekullit të XIX dhe të XX kishte indinjatë për shkeljen e mirësjelljes dhe të moralit. Morali borgjez ishte një moral i heqjes dorë, i asketizmit: mos i tepruar, jeto seksualisht monogam, mos u deh. Ky moralitet i asketizmit borgjez ishte i papajtueshëm me një sistem ekonomik kapitalist, që ka nevojë për tregje dhe hedonizëm masiv: konsumo, realizo vetëveten, dërfehu! Një shoqëri e tillë dionisiake e sposton moralitetin nga privatja tek politika. Të jetosh moralisht nuk do të thotë të jesh agjërues, por të jesh për të drejtat e njeriut, paqen në botë, diversitetin. Është jashtëzakonisht komode. Mund të jetosh njëherazi në mënyrë hedoniste dhe morale! Një fenomen unik në histori”.

Arnold Gehlen bëri një prognozë të ngjashme lidhur me humanitarizmin në vitet Gjashtëdhjetë. “Analiza e Gehlen është brilante. Megjithatë, Vilfredo Pareto dhe Raymond Aron përdorin terma të ngjashëm. Një humanizëm abstrakt përdoret gjithnjë e më shumë në vend të një humanizmi konkret. Nuk vritet më mendja për të afërtin, por ka ideale gjithnjë e më të mëdha lidhur me njerëzimit. Gjyshen e dërgojmë në azil sepse prish jetën e të gjitha ditëve, por nesër do të shkojmë në manifestimin për drejtësinë globale. Ky humanitarizëm i zellshëm dhe abstrakt u bë fenomen masiv për herë të parë në vazhdën e ‘68. Nuk ka më të impenjuar për punëtorën dhe rrogëtarët europianë, por për të shtypurit nga kolonializmi dhe të minorancave”.

Çdo pozicion që rivendikon një moralitet të fortë lidhur me jetën njerëzore, identitetin, fenë, është i dënuar më heshtje. “Nuk është paradoks. Tradita kulturore, ide fetare, e drejta e abortit dhe eutanazisë janë vlera armike të emancipimit. Nuk shërbejnë aspak në një shoqëri kapitaliste vetërealizimi. Hipermoralizmi i referohet gjithmonë vlerave të përgjithshme që nuk e kufizojnë jetën private”.

Një shembull është ideologjia transgender. “Trupi biologjik shikohet si pengesë ndaj zgjedhjes së lirë të personalitetit. Kam të drejtën që të mos jem i përcaktuar lidhur me seksin biologjik. Në shoqëritë jipermorale, metri për transgresionet morale është ndjenjë subjektive. Quhet vetëdije”.

Bërthama e kësaj shoqërie është një barazitizëm radikal. “Është sakrilegj të identifikohen diferencat. Të gjithë duan të jenë ndryshe, por askush nuk dëshiron të thirret në mënyrë të ndryshme. Idiosinkracia është bërë një e drejtë njeriu. Kushdo që vë në dyshim vetërealizimin radikal është fajtor për diskriminim. Shoqëria transformohet në një “hapësirë të sigurtë” ku idnvidi narcizist është i çliruar nga çdo mikroagresion. Një shoqëri me kontroll social. Antikonformizmi do të ndëshkohet. Do të jetë një shoqëri ku të gjithë ndjehen të lirë, por askush nuk është i lirë. Do të jetë një shoqëri e popujve të fundit, siç e ka quajtur Nietzsche: “Asnjë bari nuk është një grigjë e vetme. Secili do të njëjtën gjë, secili është i barabartë: kush ndjehet në mënyrë të ndryshme, futet spontanisht në çmendinë””.

As i huaji nuk ekziston më. “Secili është vetëm njerëzor. Këtu kërcënimi është i dyfishtë: po shlkatërrojmë diversitetin e kulturave në emër të diversitetit. Njëkohësisht, po e shpërbëjmë vetën traditën tonë në banjon e një ideologjie universaliste dhe duke u privuar nga rrënjët tona”.
Në një libër tjetër, Grau ka thurur elozhin e pesimizmit kulturor për t’i rezistuar kësaj tendence. “Është e rëndësishme që të durohet rënia me dinjitet. Nuk besoj se kjo rënie mund të ndalet. Treni është larguar shumë kohë më parë. Është afirmuar një formë modernizmi që e interpreton rënien kulturore si progres. Në këtë perspektivë, vetëvrasja e Europës bëhet realizimi kulturor, misioni i saj. Megjithatë, pesimisti kulturor e di se vlera e Europës qëndron në të kaluarën e madhe kulturore dhe jo në vetëshkatërrimin e saj”.

Në krizën e koronavirusit i kemi përjetuar të dyja, indinjatën për të vdekurit dhe egoizmin hedonist. “E krahasuar me katastrofa të tjera, kovidi është një krizë relativisht e padëmshme. Shoqëritë europiane mund të durojnë vështirësi permanente? Sa është e qëndruershme shoqëria e argëtimit e shekullit të XXI? Mos të bëjmë shaka: jetojmë në një ishull prosperiteti në një det varfërie, lufte dhe mbipopullimi. Jemi të rrethuar. Megjithatë, shoqëritë perëndimore nuk e kanë kapacitetin mendor që t’u rezistojnë konflikteve që burojnë prej saj. Jemi mendërisht ta pambrojtur. Jo rastësisht fliet për shoqëri pas – heroike. Shoqëritë europiane kanë mundësinë që ta garantojnë prosperitetin e tyre vetëm në rast se arrijnë të krijojnë prosperitet dhe siguri në rajonet limitrofe të Afrikës Veriore dhe të Levantit. Duhet ta eksportojmë dekadencën tonë për të mbijetuar”.

Pyetja do të ishte nëse e kemi ende forcën për ta bërë një gjë të tillë. “Praktikisht, shikoj vetëm dy alternativa të papëlqyeshme: ose Europa do të dalë nga skena botërore e varfëruar, teknikisht e prapambetur dhe rajone të tjera do të përcaktojnë sesi do të jetë bota e globalizuar në shekullin e XXII. Ose do të arrijmë t’i spostojmë kulturat e tjera në nivelit tonë të dekadencës dhe ta eksportojmë hipermoralitetin tonë. Do të ishte përdhosja e botës. Do të kishte një dimension të caktuar tragjik”.

Një qënie njerëzore universale që manifeston dhe proteston kundër pabarazive dhe për të drejtën e popujve që të emigrojnë, që është gjithmonë dakord dhe i thotë “jo urrejtjes”, hibride, metamorfike, metatekstuale dhe transfetare. Dhe Babilonia do të transformohet në Babyland.
(nga Il Foglio)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version