Ballina Aktualitet Patronazhistët shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit

Patronazhistët shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, patronazhistët e PS po shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit të Laçit.

“Patronazhistët që terrorizuan qytetarët me të dhënat personale që u dha Edvin Kristaq Xhelati i votës së lirë, shpërblehen me ndërtime në mes të qytetit!”, shkruan Berisha duke publikuar mesazhin e qytetarit dixhital.

“Zoti Berisha, të lutem bëji publike këto foto në qytetin e Laçit, ku patronazhistët e PS ndërtojnë në mes të qytetit e ne për një punim na vjen policia me sekonda”, shkruan qytetari.

Exit mobile version