Dy legjendat që mund të drejtojnë Barcelonën dhe Real Madridin

Ndonëse ende nuk ka asnjë konfirmim nga dy klubet për të ardhmen e trajnerëve të tyre, ekziston një mendim i madh që si Real Madridi ashtu edhe Barcelona do të veprojnë më ndryshe në fund të sezonit dhe dy klubet do të sjellin në drejtim të skuadrave të skuadrave të tyre dy legjendat e tyre.

Xavi dhe Raul të dy janë të lidhur me pozitën e trajnerit në Barcelonë, respektivisht Real Madrid, me dy ish legjendat që kanë përvojë në drejtim të skuadrave, njëri me skuadrën Al-Sadd dhe tjetri me Real Madrid Castilla që ia kanë dalë shumë mirë.

Nëse Ronald Koeman dhe Zinedine Zidane të dy largohen në verë, është shumë afër mëndësh që ata të dy t’i drejtojnë këto dy skuadra dhe për disa arsyeje.

Të gjithë e dëshirojnë një Guardiola të ri

Derisa  Juan Carlos Unzue nuk do të pajtohet me këtë arsyetim, është fakt që klubet e kanë parë suksesin e Barcelonës gjatë kohës me Pep Guardiolan dhe janë në radhë që ta zbulojnë një të tillë të ri.

Chelsea provoi me Frank Lampard, Manchester United ende shpreson me Ole Gunnar Solskjaer dhe versionin e tyre, kurse Arsenali ende beson në Mikel Artetan.

Xavi dhe Raul prezantojnë raste identike, duke punësuar lojtarë legjendarë, pavarësisht se të dy nuk kanë ende ndonjë pedigre si trajner.

“Xavi nuk mund të jetë Guardiola dhe Raul nuk mund të jetë Del Bosque, ata duhet të jenë vetvetja dhe të shprehin dijet e tyre në mënyrë unike”, ka shpjeguar Unzue.

Një tjetër benifit, i cili është krucial për këtë moment, është që ata janë shumë të popullarizuar tek tifozët, por ata, të thuhet më qartë, do të jenë më të lirë për ta.

As Xavi as Raul nuk kanë ndonjë pagë më të madhe ta zëmë sa Mauricio Pochettino apo Carlo Ancelotti dhe kjo do t’i ndihmonte këto klube për kohën që po kalojnë dhe vështirësitë financiare.

Të dy kanë treguar se janë lider në fushë

Derisa nuk është njëjtë si trajner, të dy lojtarët ishin veteranët e sezoneve në zhveshtoret e tyre dhe ata e njohin se si shkojnë politikat e klubeve të tyre.

Jose Mourinho ishte gjetur në një ambient të vështirë dhe të çuditshëm te Los Blancos, sidomos me politikat që janë të involvuara tek klubi. Raul nuk është i huaj për këto gjëra dhe i njëjti rast është të Xavi në Camp Nou.

Jo vetëm kaq, por të dy lojtarët kanë luajtur si trajner dhe ata ishin student të mirë të këtij sporti.

“Kur Rauli ishte lojtar ai dëshironte të dinte se pse po realizohet një stërvitje, ai gjithmonë ka pyetur dhe kur atij i është dhënë arsyeja ai e ka aplikuar atë në fushë”, tregon Jose Antonio Camacho për të.

“Ata të cilët janë lojtare e kemi parë këtë vizion të tyre, kështu që këto gjëra ju mund t’i zbatoni si trajner duke pasur përvojën se si ka qenë gjatë kohës sa ishit lojtarë”.

Të dy klubet kanë nevojë për një cikël të ri

Real Madridi ka një skuadër të vjetër dhe ata kanë nevojë që ta rifreskojnë grupin nëse ata dëshirojnë që të kthehen si një skuadër prapë kryesore në Ligën e Kampionëve.

Situata e Barcelonës është e dokumentuar tashmë dhe ata filluan procesin e tyre të rindërtimit verën e kaluar, edhe pse Joan Laporta besohet se do ta merr këtë punë vetë në përgjegjësi.

Mënyra perfektë që të fillojë një epokë e re është një trajner që do të shërbejë për një kohë të gjatë dhe si Xavi ashtu edhe Raul janë figura perfektë për këtë.

Secili do të këtë idetë e tyre se si do të dëshironin që të luanë skuadra e tyre dhe nuk do të këtë kërkesa të shumta nga ta për lojtarë të blerë.

A do të rrijë Lionel Messi në Kataloni apo jo, kjo është një tjetër çështje por që vazhdimi i tij apo jo do të definojë planet e Blaugranas. Në kryeqytetin spanjoll, Raul duhet të gjejë një mënyrë për ta akomoduar Eden Hazardin, apo ta largojë, njërën apo tjetrën. Skuadrat kanë nevojë për një identitet të ri në sulm dhe besohet se prapa skenave ata kanë nevojë që ai të sillet rreth Vinicius JR dhe Rodrygo, dy lojtarë që Zidane vuajti t’i adaptojë në lojë, në vend që të favorizojë veteranët e kësaj skuadre.