Zhduket në rrethana të mistershme 25-vjeçari në Tiranë

Një denoncim është bërë për zhdukjen e një 25-vjeçari me emrin Ilir Daka, personi që shihni në foton e mëposhtme.

Ka qënë vëllai i tij ai i cili deoncon rastin dhe deklaron se 25-vjeçari është parë për herë të fundit te sheshi ‘Wilson’ në Tiranë.

“Tek sheshi willson më 17 Maj, pasi është larguar nga puna, rreth orës 19:00 na tha që do të takonte të dashurën. E dashura nuk di asgjë, se ka takuar atë ditë, e ka pritur deri në 22:00, por nuk ka mbërritur. Para disa ditësh ka patur një konflikt me disa persona për të cilin ne nuk i dimë shkaqe dhe rrethanat, pasi nuk na ka treguar. Ka punuar më parë përkthyes në Gjermani”, thotë vëllai i tij, Seli Daka

Mësohet se 25-vjeçari bashkëjetonte me të dashurën dhe kjo e fundit e priste çdo ditë pranë sheshit ‘Willson’, ku Ilir punonte në një Call Center dhe më pas shkonin bashkë në shtëpi. Por më 17 maj nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Familjarët kanë bërë denoncim në Komisariatin Nr 4 në kryeqytet për humbjen e kontaktit me 25 vjeçarin.

auto ilia 564x4001621532151 1