Video/ Tirana përmbytet në 2 minuta shi

U deshën 2 minuta shi në kryeqytet dhe rrugët kryesore të ishin të pa kalueshme jo vetë me këmbë por edhe në makinë.

Situata është paraqitur e rënduar në disa lagje si Lapraka, Unazën e Re, Astir por edhe Don Bosko, problem që është i ripërsëritur sa herë ka reshje intensive të shiut pasi kanalizimet jo që janë të bllokuara por edhe janë dëmtuar nga ndërtimet e shumta pa kriter që po bëhen.

Trashësia e ujit ka arritur në disa vende gati në 70-80cm nga sipërfaqja e asfaltit duke zënë trotuaret por edhe duke rrezikuar përmbytjen e disa bizneseve.

Disa video të publikuar nga ‘JOQ’ tregojnë më së miri situatën, në pak minuta u duk sikur jemi në Venecian e Shqipërisë.