Video/ Kërcënohet ish-deputeti i PS, zbulon telefonatën me Ramën: “Ky ka bir k… që të…”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh kompozitori i njohur, Limos Dizdari së bashku me bashkëshorten e tij Adrianën pretendojnë se, janë kërcënuar. Teksa ka folur për mediat lokale në Sarandë, çifti Dizdari shprehet se shkak për kërcënimet e vazhdueshme ndaj tyre është bërë qëndra kulturore DEA, pë të cilën ata investojnë prej vitesh, dhe duan t’iu merret padrejtësisht për ta kthyer në biznes privat.

“Erdhën dy makina me 5-6 veta, donin që të hynin brenda, iu thashë shkoni në institucione dhe më tregoni që keni dokumenta, nuk më dhanë asgjë. Bërtisnin, dhe unë iu thashë që nuk ua hap derën”, tregon Limoz Disdari.

“Kjo është e tmerrshme, si nuk u vjen turp njëherë, na thonë ikni ju që bëni vepra arti se do bëjmë ne qofte këtu. Nuk e di se kush dreqin janë, kërkonin që të hapnim derën dhe të bënin punime”, tregon gruaja e tij.

Kompozitorin Dizdari ka zbuluar dhe një telefonatë që ka pasur disa vite më parë me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, i cili i kishte përcjellë për zgjidhje te krahu i tij i djathtë Ëngjëll Agaçi.

Çifti i artistëve thotë se pavarësisht presioneve ata do të vazhdojnë punën me brezat e rinj, ndëkrohë që kërkojnë ndërhyrjen e policisë për të shmangur kërcënimet ndaj tyre.

“Mora policinë dhe të vijë, unë këtu jam nuk jam arratisur jashtë shtetit, të njëjtën gjë më kanë bërë edhe para katër vitesh. Na mori në telefon kryeministri Edi Rama, dhe më thotë mua ku ka “bir k… që të trembë Limos Dizdarin”, dhe unë i thashë të të vijë turp se, zagarët e tu janë. Më tha që të shkoja te Ëngjëll Agaçi, na gënjeu, na mashtroi, na trashi edhe zërin.Në keto kushte ata erdhën sërish prapë këtu dhe më kërcënuan, sot Policia më kërkon mua dokumenta, unë jam i kërcënuar, nuk e di se çfarë bëhet”, shprehet kompozitori.

Ndërkohë që bashkëshortja e tij shton se, në Ksamil kanë shkuar me ëndrrën për të bërë një qendër arti dhe kulture, por po përballen me presione të vazhdueshme.