Tjetër reagim nga Kosova: Sali Berisha mbetet një lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi të gjitha!

Nga Edita TAHIRI

Shkelqimi kombetar i Sali Berishes eshte i paprekshem. Ai mbetet nje lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi te gjitha. Udhehoqi me vizion dhe vendosmeri drejt Shqiperise demokratike dhe Euro-atlantike dhe aleances strategjike me Ameriken, duke bere kthesen historike nga komunizmi ne demokraci.

Solli lirine per popullin duke i dhane fund totalitarizmit qe kishte pllakosur Shqiperine per dekada. Por mbi te gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombetare duke i dhene mbeshtetje gjysmes tjeter te kombit te mbetur padrejtesisht nen dominimet e huaja.

Njohja e hershme e pavaresise se Kosoves dhe mbeshtetja e vazhueshme per luften tone per liri e pavaresi ka qene nje shtylle e forte per neve udheheqesite e pavaresise se Kosoves. Askush nuk mund ta cenoj atdhetarine e Sali Berishes. Nuk ka lider pa gabime, por lideret qe shkruajne historine e kombit mbeten ne faqen e ndritshme te historise!