Ballina Kryesore Berisha: Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo bashkëqeverisje!

Berisha: Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo bashkëqeverisje!

Ish-Kryeministri Berisha iu përetjes së një gazetareje për zërat e një bashkëqeverisje midis PD dhe PS. Berisha tha se, kjo do të ishte një fatalitet për vendin.

“Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve, unë nuk e di. Unë shpreha këtu konsideratën time dhe ju informova për hapat që do të ndërrmarrë. Një bashkqeverisje do ishte një fatalitet për Shqipërinë dhe do ishte një fatalitet”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe te qëndrimi i kryetyarit të PD, Basha në lidhje me reagimi mbi vendimin e DASH.

Zoti Basha ka shprehur qëndrimin e tij. Unë mendoj se Parti Demokratike do shprehej. Dhe ai shprehu mendimin e PD. Unë jam pjesë e PD dhe atij grupi parlamentar.’

Po kështu, Berisha komentoi edhe deklaratën e Mateë Palmer dhe nëse do të ketë edhe ndaj tij një padi si ndaj sekretarit Antony Blinken.

“Do ta shqyrtoj qëndrimin e tij por në një aspekt z,Palmer ka bërë thjesht një deklaratë. Ai është një zyrtar i lartë i Deparmanetit Amerikan të Shtetit që ka mbrojtur deklaratën e DASH. Në këtë konktekt do ta studioj edhe deklaratën e tij”, tha Berisha.

Exit mobile version