Tjetër aksident tragjik, humbin jetën 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën Milot – Mamurras. Një mjet ka rënë në kanalin anës rrugës dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Fillimisht u raportu për dy viktima, por bëhet e ditur se ka humbur jetën edhe një person tjetër.

Viktima e tretë që ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur gjatë natës në aksin Milot-Thumanë është Nikoll Gjoni, banues në fshatin Gjegjan të Pukës.

Polumbarët pas kërkimeve të vazhdueshme kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e viktimës.

Kujtojmë se në aksidentin tragjik humbën jetën edhe Saber Dunga 45-vjeç dhe Urim Pepa 39-vjeç.