Skandal i KAS! Legjitimon masakrën e votimeve nga 10 herë në Gjirokastër

“Zgjedhjet në Gjirokastër të vlefshme”, KAS rrëzon anikimimet e LSI, PD dhe Kreshnik Merxhanit. Pas një debati të gjatë dhe me tone mes anëtarëve të KAS lidhur me votimet më shumë se një herë, me shumicë votash ky institucion vendosi të shpallë të vlefshme zgjedhjet për Qarkun e Gjirokastrës, ku PS morri 3 mandate deputetësh dhe PD 1 mandat.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike në KQZ, Lealba Pelinku, u shpreh se dy persona, anëtarë të aministratës së qendrave të votimit, kanë votuar dy herë.

Nënkomisionerja tha që kjo provë, nga ana e KQZ do të kërkohet dhe të vendoset në dispozicion. Ndërsa nga krahu tjetër, relatori Braho, i kërkoi Rusmailit që të anashkalonte pyetjet, pasi KAS nuk ishte prokurori.

Debati nisi kur Ilir Rusmajli kërkoi me ngulm identitetin e dy personave dhe pozicionet e tyre në qendrat e votimit, duke aluduar se ata mund të jenë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe e kanë bërë këtë gjë për të sabotuar procesin zgjedhor.

Në këtë moment ndërhyri Braho, i cili i kërkoi Rusmajlit të mos tejkalonte kompetencat dhe të merrte rolin e prokurorit.

“Nëse doni që të bëni drejtësi atëherë kërkoni që ata persona të procedohen siç e kërkon ligji, mos bëni hipoteza”, tha Braho.

Ndërsa Rusmajli, duke vijuar debatin u shpreh “nëse kemi të bëjmë me një shkelje individuale atëherë kemi të bëjmë me një përgjegjësi individuale, nëse kjo është shtyrë nga forca të caktuara kjo është një përgjegjësi shumë më e madhe”.

“Ne nuk jemi as prokurori dhe as gjykatë, nuk nisemi ne se cilat janë premisat që e kanë shtyrë atë person që të votojë dy herë”, tha Braho, ndërsa Rusmajli iu përgjigj “ne nuk e fshehim dot këtë nën rogoz”.