Reagimi i fortë i Vasilit: KAS është fytyra e mafies zgjedhore rilindase. Kjo bandë do të ketë përballë popullin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se vendimi i sotëm i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për Beratit dhe Gjirokastrës është kriminal dhe akt në shërbim të rilindjes.

“Beteja vetëm sapo ka filluar dhe sovranitetin e jetën e shqiptareve nuk e marrin dot nëpër këmbë as palaçot e KAS dhe as mafiozët e rilindjes në qeverisje. Te gjithë këta maskarenj politike dhe horra, që marrin vendime mafioze nuk kane rrugë shpetimi dhe të gjithë popullin do ta kenë përballë, në emër të së drejtës dhe dinjitetit kombetar dhe personal te gjithesecilit”, shkruan Vasili.

Postimi i Vasilit në Facebook

KAS eshte faqja e zeze e krimit zgjedhor te rilindjes! KAS eshte sot fytyra e mafies zgjedhore rilindase. KAS eshte turpi i zgjedhjeve ne Shqiperi. KAS eshte avokatja me e felliqur e masakres elektorale te 25 prillit.

Sot pas Vendimit per Beratin ku qindra prova shkaterruese ulerinin ne tavoline she ne syte e gjithe shqiptareve, KAS ka vdekur perfundimisht dhe eshte realisht nje institucion i paligjshem, qe duhet trajtuar si i tille.

KAS eshte sot thjesht zorra qorre e mafies kombetare dhe ndërkombëtare, qe e ka fundin te sigurte pasi asnje shqiptar nuk e fal qe ti vjedhin voten dhe dinjitetin.

Beteja vetem sapo ka filluar dhe sovranitetin e jeten e shqiptareve nuk e merr dot neper kembe as palaçot e KAS dhe as mafiozet e rilindjes ne qeverisje.

Te gjithe keta maskarenj politike dhe horra, qe marrin vendime mafioze nuk kane rruge shpetimi dhe te gjithe popullin do ta kene perballe ne emer te se drejtes dhe dinjitetit kombetar dhe personal te gjithesecilit!