Analisti i njohur britanik: Përse tani? Sali Berisha nuk është në pushtet prej një kohe të gjatë!

Analisti dhe gazetari i njohur britanik, Tim Judah, që shkruan për revistën Economist, ka mbetur i habitur nga vendimi i SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai kërkon më shumë informacione për këtë gjë, pasi thotë se Berisha ka kohë që nuk është në pushtet.

“Përse tani? Sali Berisha nuk është në pushtet prej një kohe të gjatë. Do të ishte mirë që të kishim më shumë informacion”, shkruan ai.