7 simptoma që paralajmërojnë tumorin në tru

Tumoret e trurit vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme, kështu që simptomat e tyre gjithashtu ndryshojnë. Kur bëhet fjalë për simptomat, një faktor kryesor është vendndodhja në tru ku ndodhet tumori.

Për shembull, nëse tumori është i vendosur afër qendrës së shikimit, ka të ngjarë që personi të ketë probleme me shikimin.

Kur kemi parasysh që çdo qelizë në tru mund të bëhet një tumor dhe se i gjithë informacioni, nga çdo pjesë e trupit, udhëton për në dhe prej tij, është e qartë për ju që “lista e simptomave të mundshme të tumorit mund të jetë e pafund”, tha Theodore Schwartz, neurokirurge për Womenshealthmag.com.

Krizat
Pavarësisht nga lloji i tumorit, krizat janë zakonisht shenja e parë që ekziston. “Tumori shkakton acarim të qelizave të trurit, kështu që neuronet mund të sillen në mënyra atipike, pra të shkaktojnë lëvizje të pazakonta”, shpjegon Schwartz. Ashtu si tumoret, krizat vijnë në një larmi formash. Mund të përjetoni gjithçka, nga një spazmë e tërë trupit deri në një dridhje në një nyje ose pjesë të fytyrës.

Ngathtësi
Nëse shpesh pengoheni ose luftoni me ekuilibrin, mund të mos jetë thjesht ngathtësi. Kushtojini vëmendje edhe problemeve të të folurit (ngatërrimi i gjuhës etj.), gëlltitja ose kontrolli i shprehjeve të fytyrës.

Mpirje
Humbja e ndjesisë në njërën prej gjymtyrëve ose në një pjesë të fytyrës mund të jetë gjithashtu një simptomë e zhvillimit të tumorit. Sidomos në rastet kur një tumor formohet diku afër ose në vetë trungun e trurit, simptomat do të pasqyrojnë ekuilibrin dhe mpirjen. Arsyeja për këtë është fakti se këtu lidhet truri me palcën kurrizore, shkruan KP.

Ndryshimet në kujtesë ose të menduar
Edhe pse një tumor mund të ndryshojë në mënyrë drastike sjelljen dhe mënyrën e të menduarit të dikujt, raste të tilla ekstreme siç jeni mësuar të shihni në filma janë në të vërtetë mjaft të rralla. Ajo që ndodh më shpesh në praktikë janë problemet me kujtesën, përqendrimin dhe ndjenjën e konfuzionit.

Të përziera
Përzierja e vazhdueshme, e cila zgjat për një kohë të gjatë dhe nuk qetësohet, mund të jetë një shenjë e një tumori në tru, veçanërisht nëse nuk gjeni një shpjegim tjetër logjik për të.

Problemet e shikimit
Vizioni i paqartë, “shikimi i dyfishtë” dhe humbja e shikimit (të përkohshëm ose të përhershëm) mund të shoqërohen me tumorin. Përveç kësaj, ju mund të shihni forma të ndryshme “që notojnë në sy” dhe që pengojnë shikimin tuaj.