Aktori i njohur: Me shitjen e votës vritet e ardhmja e fëmijëve

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj u shpreh në emisionin Tempora në RTV Ora, se shitja e votës do të thotë të shesësh të ardhmen e fëmijëve.

Ai shto se nuk ka drejtësi të vjetër apo të re, por ka drejtësi dhe mungesë të saj.

“Abraham Linconln ka thënë se me plumb vret armikun e tij, ndërsa me votë vret të ardhmen e fëmijëve të tij. Vota nuk është një gjë që shitet dhe blihet. Unë në familjen time nuk i them njeri kujt se për këtë të votojë. Ndërsa këtu të thuhet si kusht se për kë do të votosh. Liria lidhet me drejtësinë. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Po ligji në dorë të Maliqit qënka ndryshe. Kjo drejtësia e re, është më e vjetër se ajo që kishim, sepse nuk ka drejtësi të re apo të vjetër, por ka ose nuk ka drejtësi”, tha ai.