Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën dy të rinj

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Malësi e Madhe.

Raportohet se kanë humbur jetën dy të rinjtë Erglis Delaj dhe Sergjio Kukaj. Të dy viktimat mësohet se janë rreth 20 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj ku janë përplasur tre automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat.