Ballina Aktualitet Militanti i PS shpërblehet me ndërtim pa leje në Tiranë

Militanti i PS shpërblehet me ndërtim pa leje në Tiranë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari, sipas të cilit një militant i PS-së, po shpërblehet me ndërtim pa leje në Tiranë.

Denoncuesi shkruan se personi që po ndërton pa leje quhet Petrit Kuka dhe ka punuar për PS në Tiranë. Denoncimi vjen në një kohë kur Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtues të policisë në Qarqe, ngriti si shqetësim ndërtimet pa leje dhe mosndërhyrjen e policisë.

Ndërkohë në Tiranë, sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, Petrit Kuka, ndërton pa leje, i pashqetësuar nga policia.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Militanti i PS shperblehet me ndertim pa leje ne Tirane.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Doktor Berisha Pershendetje dhe me fal per shqetesimin Por desha Te sinjalizoje nje ndertim pa leje tek Rruga e burgut Jordan misja Tirane Ky personi quhet Petrit Kuka ka punuar per PS tirane Dhe ktij personi i kalojne Te gjitha Polici Te e Tiranes dhe Ky vazhdon dhe mderton I pa shqetsuar sepse ka punuar per PS.

Exit mobile version