Ballina Aktualitet Masakra zgjedhore/ Si u blenë masivisht votat e komunitetit rom

Masakra zgjedhore/ Si u blenë masivisht votat e komunitetit rom

Për komunitetet rome dhe egjiptiane nuk pati takime elektorale dhe as ndonjë premtim specifik apo debat mbi problematikat e tyre nga ana e partive politike garuese në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por një organizatë që vrojtoi zgjedhjet e këtyre votuesve raportoi praninë e pagesave në para dhe në pako ushqimore si dhe votime me “orientues” nga partitë politike për këta qytetarë.

Organizata Community Reporters vrojtoi zgjedhjet pranë komuniteteve rome dhe egjiptiane në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier, ku ka komunitete të konsiderueshme rome dhe egjiptiane.

“Gjatë fushatës elektorale persona të ndryshëm kanë paketa ushqimore dhe para cash për të ndikuar tek votuesit”, vëren organizata në raportin e saj për zgjedhjet.

Raporti thekson se në lagjet 5 Maji dhe Beqir Dardha të qytetit të Elbasanit, dy lagje të varfra në qytetin ku krimi i organizuar ka rrënjë të thella, romët dhe egjiptianët kanë votuar në grupe, u janë ofruar ushqime dhe para dhe “janë orientuar drejt qendrave të votimit nga persona pa badge”.

E njëjta problematikë u vërejt edhe në Durrës ndërsa në Fier, përveç blerjes së votave me para, janë punësuar para zgjedhjeve edhe 20 persona nga ky komunitet.

“Sipas vëzhguesve problematikat mbeten po të njëjta, ku romët dhe egjiptianët i shoqërojnë tek qendra e votimit dhe i udhëzojnë se ku duhet të votojnë, po ashtu votuesit kanë deklaruar se vota e tyre është shitur, dhe janë ndikuar nga persona të tjerë nga partitë politike”, thuhet në raport.

Exit mobile version