Hapja e 6 kutive të para të Beratit, vërtetohet manipulimli! Nuk gjendet raporti i pajisjes së identifikimit elektronik

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, pasi  vendosi javën e kaluar të hapë kutitë e 24 qendrave të votimit me materialet zgjedhore në qarkut e Beratit, pas ankimimeve të bëra nga PD dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka nisur këtë të hënë në mëngjes hapjen e kutive live.

Nga hapja e 6 kutive të para në KAS është vërtetuar, se në njërën prej tyre, mungon raporti i identifikimit elektronik. Pikërisht në kutinë NR. 3446 nuk gjendet raporti PEI, dhe për këtë arsye do të numërohen firmat e të gjithë votuesve nga lista e zgjedhësve.

Kujtojmë se hapja e kutive do të bëhet për të marrë në cilësinë e provës të materialeve zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik dhe regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet, për të bërë të mundur rrëzimin ose jo, të pretendimeve të opozitës.

LSI ka ngritur pretendimin se në disa prej kutive të votimit mungojnë raportet e pajisjes së identifikimit elektronik PEI, ndërsa në disa të tjera këto raporte janë ngatërruar qëllimisht.

kas1 732x405 1