Dy propozimet e bëra në kryesinë e PD nga Sekretari i Përgjithshëm për analizën e punës dhe zgjedhjen e kryetarit

Dy propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për kryesinë do t’i paraqiten për diskutime dhe votim Këshillit kombëtar të PD-së.

1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të veçantë në kryesi dhe më pas në çdo degë.

Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.

2. I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, në një garë të drejtë e të barabartë, kur demokratet të gjykojmë lidershipin aktual dhe nga datat 16-22 maj të bëhet paraqitja e kërkesave për kandidatët që përmbushin kriteret.

24 Maj – 11 qershor fushatë në të gjitha strukturat.

13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë.