Video/ Zyrtarët e PS dhe bandat e blerjes së votës festojnë duke hedhur paratë lumë, plas indinjata

Pamjet e disa zyrtarëve socialistë, të cilët festojnë fitoren në zgjedhje duke hedhur paratë lumë, kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik.

Videoja është bërë në Manëz të Durrësit. Ajo u postua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Bandat e blerjes së votës, shikoni si festojnë!”, shkruan ai.

Kurse gazetari Klodian Tomorri ironizon: “Këto videot me barkmëdhenjtë e Partisë Socialiste që kërcejnë tallava dhe festojnë fitoren duke hedhur paratë lumë me në sfond këngët e Molit dhe Shabonit janë të papara.Pu pu pu. Dhe të gjithë këta militantët që punojnë nëpër shtet një prerje kanë. Janë kështu si boboça barkmëdhenj. Gjigante, gjigante”.