“Policia ngre postoblloqe dhe na vendos gjoba deri 250 mijë lekë”, shoferët e fugonave në protestë

Rreth 60 drejtues mjetesh kanë dalë në protestë mesditën e kësaj të premte, pas një vendimi të marrë nga Bashkia e Korçës, pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit në kthim. Dreejtuesi e automjeteve lejohen vetëm të vijnë me pasagjerë drejt Korcës dhe më pas të kthehen bosh.

“Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lek të vjetra. Kemi 30 vite me këtë punë, nuk kemi hasur probleme të tilla, që prej 1 jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba”, u shpreh njëri prej shoferëve.

Sipas tyre, policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që cojnë të ardhura në familjet e tyre.

“Deri dje që kishin nevojë për votat, më falni për shprehjen, por na puthnin b*thën, tani nuk dalim dot që të shkojmë në shtëpi, as me gruan. Na thonë që ta bëjmë një rrugë bosh përndryshe na vënë gjobë. Ne paguajmë taksa. Mua nuk më merr njeri në punë se jam 60 vjeç. Ndalojmë me frikë se vjen bashkia”, u shprehën ata.