Avokati i PD nxjerr zbuluar njeriun e Ramës në KAS me nenin 137

Një pyetje që Rusmali nuk ka ditur ti përgjigjet dhe e ka nxjerrë zbuluar si avokat të Ramës në masakrën zgjedhore.
Vazhdimisht Rusmajli evidenton se provat e PD janë të pamjaftueshme, se ato prova që janë paraqitur në KAS, nuk janë të gatshme, por duhen kërkuar nga institucionet.

Pastaj me heshtje nënkuptuese, që kërkon të thotë se padia është e pabazuar në prova konkrete, Rusmajli e mbyll pyetësorin e tij, që duket se ndikon më shumë te publiku sesa tek anëtarët e tjerë të komisionit, të cilët e kanë paravendosur votën, në bazë të partive që i kanë zgjedhur.

Derisa njëri prej avokatëve të Partisë Demokratike e pyeti: Cila është arsyeja që refuzoni të merrni prova nga SPAK?

Një pyetje e thjeshtë që nuk humbiste dot nëpër nenet e shumta të Kodit Zgjedhor, e detyroi Rusmajlin të harronte linjën ligjore të ligjërimit dhe të sillej si përfaqësues i partisë që e ka zgjedhur. Edhe pse në Berat, demokratët rreshtojnë argumentet sesi u shpërndanë 10 milionë lekë për tërmetin në prag të zgjedhjeve, sesi furgoni i rezervave të shtetit u ndalua nga mbështetësit e PD, sesi në Durrës paratë e tërmetit u dhanë brenda tri javësh, apo sesi në Tiranë, shefja e Belinda Ballukut premtonte legalizime në këmbim të votës, për përfaqësuesin e PS në KQZ, këto nuk ishin prova për shitblerjen e votës.

Pyetja e avokatit Marash Logu, është në fakt thelbi i këtij procesi që duket pa kuptim për shumë njerëz që nuk kanë pse ta dinë përmendësh Kodin Zgjedhor. Ajo lind nga detyrimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve “për organizmin dhe administrimin e zgjedhjeve”, siç parashikohet në nenin 12, pika 1 të Kodit Zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor”

Kjo e detyron edhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, që po shqyrton ankimimet e opozitës, të jetë pjesë e hetimit. Neni 137, e detyron KQZ, pra edhe KAS, të kërkojë provat, kur një palë ankuese nuk mund t’i marrë vetë ato.