Dritan Zagani: Krimi ka një kryeministër kukull në shërbimin e tij

Ish-komisar Dritan Zagani ka qenë i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” këtë të enjte, ku ka folur për situatën e krimeve në vendin tonë.

Zagani hodhi akuza të forta duke u shprehur se në Shqipëri krimi i organizuar tashmë ka arritur majat e politikës.

Sipas ish-komisarit, krimi në Shqipëri bën ligjin, është i paprekshëm, formulon ligjet në parlament dhe ka një kryeministër kukull në shërbimin e tij.

Për sa i përket ngjarjeve të rënda kriminale të ditëve të fundit dhe rolit të policisë për parandalimin e tyre, Zagani theksoi se policia varet nga politika dhe është në shërbim të politikës, dhe në një kohë që kjo e vfundit merr urdhra nga krimi, atëherë policia s’ka çfarë bën.

Një tjetër pyetje e bërë nga moderatori Rezart Xhaxhiu ishte nëse ka ngjashmëri mes mafias shqiptare dhe asaj italiane. Mirëpo, Zagani sqaroi se dy mafiat janë krejtësisht të kundërta. Sipas atij, mafia italiane dhe shteti bashkëpunojnë së bashku, ndërsa mafia shqiptare nuk ka nevojë të bashkëpunojë me shtetin, duke qenë se ajo e përdor atë për qëllimet e saj.

Intervista

Kush po vret kë? Policia në vendin tonë për hir të situatave gjithmonë ka qenë pak e ndërvarur nga politika, ndërsa tashmë është nën urdhrat e krimit të organizuar që ka arritur majat e politikës sot. Nga ana ime e kam të provuar këtë që them në shumë drejtime, sepse nuk është se po e them unë por është e provuar që krimi bën ligjin, krimi është i paprekshëm, formulon ligjin në parlament, krimi ka një kryeministër kukull që është në shërbimin e tij. Nuk mund të themi që policia do të bëjë raketa, sepse ata policë aty janë vendosur nga ta. Janë në shërbimin e tyre deri sa të jenë në atë karrigë. Përderisa në Shqipëri politika është ajo që bën gjithçka. Në rastin konkret politikën e bën krimin, policia çfarë do bëjë? Do jetë një vegël e këtij shteti.

Roli i policise? Atje nuk egziston shteti, prandaj unë nuk i gjykoj dot kolegët e mi. Qoftë ata që janë në punë, qoftë ata që flasin kundër tyre. Përderisa policia e shtetit të mos jetë polici e politikës, unë nuk mund të flas. Për fatin tonë të keq, shteti dhe politika gjithmonë e ka keqpërdoru policinë sipas interesave të tyre. Shteti është inefzistent për sa i përket krimit të organizuar aktualisht. Përderisa në politikë deri në krye të shtetit të komandojë krimi i organizuar, policia është vegël e tyre dhe detyrimisht nuk ke çfraë pret tjetër përveç situatës ku jemi, qofsha i gabuar por do kemi më keq.

Krimi shqiptar dhe mafia italiane? Krahasimi me mafian famose kostranoza, kamora e me radhë është shumë fjalë e madhe. Unë shoh një organizim disi më të veçantë alla shqiptarshe. Tipik shqiptar që rrjedh nga krahinizmi. Në bazë te gjakut në radhë të pare dhe më pas krahinizmi. Më pas sheh dhe lidhjet në qytete të ndryshme. Mafia nuk ka protokolle, aty ku i ecën biznesi ata shkojnë vaj. Përderisa biznesi i zi shkon mirë, aty nuk ka gjë tjetër veçse një aparence marrëdhënie biznesi. Tani është bërë hapur që reklamojnë shumë herë bizneset e krimit të organizuar. Përse ata politikanë që i reklamojnë nuk e dijnë nga vijnë ato para? E dinë shumë mirë. Ata e përkrahin sepse sot janë shkrirë dhe janë bërë një. Ky është ndryshimi me mafian italiane. Mafia italiane bashkëpunon me shtetin, punon me shtetin ose lufton me shtetin në bazë të situatave. Në Shqipëri nuk ka më luftë mes mafias dhe shtetit. Në Shqipëri ka një mafia që përdor shtetin dhe e ka të vetin. E komandon shtetin. Mafia dhe shteti janë dy kolegë që bashkëpunojnë në Itali. Te ne nuk ka nevojë të ndodhë kjo gjë.